Ibra i bën vetes dhuratë një pyll 1 mijë hektarë

Futboll

Ibra i bën vetes dhuratë një pyll 1 mijë hektarë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:14
Zlatan Ibrahimoviç

o vetëm futboll. Pasionet e Zlatan Ibrahimoviçit janë të shumta dhe të larmishme.

Ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar për ta sjellë atë në skenën e Ariston, si mysafiri “VIP” i Sanremos, kampioni i Milanit i ka lejuar vetes një luks të ri: blerjen e një pylli prej 3 milionë eurosh në Suedi.

Toka është e vendosur në Åre, në kufi me Norvegjinë, dhe shtrihet mbi një mijë hektarë. Të mendosh që qendra sportive “Milanello” shtrihet mbi gjashtëmbëdhjetë hektarë.

Këtu Zlatani do të jetë në gjendje të peshkojë, të gjuajë dhe dëfrehet me motor dëbore, tri nga hobet e tij të preferuara.

Një vend magjik ku ai mund të relaksohet, pa marrë parasysh angazhimet me Milanin, së bashku me bashkëshorten e tij, Helena, dhe fëmijët Maximilian dhe Vincent, të cilët qëndruan në Stokholm pas nënshkrimit të sulmuesit me klubin kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat