Dy futbollistët nga Kosova e marrin titullin “Master”

Futboll

Dy futbollistët nga Kosova e marrin titullin “Master”

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:32
Lorik Aliu dhe Behar Maliqi

Disa lojtarë të Superligës së Kosovës përveç futbollit, po gjejnë kohë të vazhdojnë edukimin e tyre.

Bëhet fjalë për Behar Maliqin e Prishtinës dhe futbollistin tashmë të pensionuar, Lorik Aliu.

Ata kanë diplomuar në nivelin master në drejtimin “Edukimi Fizik dhe Sporti”.

Në ditën e diplomimit të tyre ishte edhe trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli i cili duket se ishte mentori i dy futbollistëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat