Arteta kërkon transferimin e mesfushorit të Sevillas

Futboll

Arteta kërkon transferimin e mesfushorit të Sevillas

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:30
Arteta kërkon transferimin e mesfushorit të Sevillas

Arsenal po kërkon mesfushorin e sevillas, Joan Jordan, që të përmirësojnë problemet e tyre në mësfushë këtë sezon.

Menaxheri i Gunners, Mikel Arteta, ka identifikuar 26 vjeçarin si zgjidhje të problemeve nëpër të cilat po kalon klubi që ai menaxhon.

Sevilla kanë vendosur një çmim rreth 60 milionë euro në lojtarin, mirëpo janë të gatshëm ta largojnë atë nga klubi për 35 milionë.

Edhe pse Granit Xhaka shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e lirë ndaj Chelsea, tifozët e klubit nuk është se janë të kënaqur shumë më të.

Edhe lojtari në huazim nga Real Madridi, Dani Ceballos, nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit dhe për këtë arsye janë të detyruar të kërkojnë për një mesfushor të ri.

Joan Jordan ka zhvilluar 18 ndeshje për Sevillan këtë sezon dhe ka dështuar të shënoj një gol të vetëm, mirëpo ka asistuar 3 gola në terësi.

Ai njihet si një lojtar që ka pasime të mira dhe di të kombinoj mirë me mbrojtësit anësor në skuadrën e tij.

Puna me trajnerin Arteta do të ishte një shtysë për transferimin e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat