Formacionet e mundshme: United – Wolves

Futboll

Formacionet e mundshme: United – Wolves

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Manchester United do të vazhdojë të luftoj për titullin e Premierligës dhe të sfidojnë Liverpoolin. Me fillim nga ora 21:00, Ole Gunnar Solsjkaer do të përballet me Nuno Espírito Santo.

Barazim i Liverpool ndaj West Brom ka ndikuar që gara e titullit këtë sezon të bëhet akoma më interesante.

Wolves do të udhëtojnë për në Old Trafford me vetëm një fitore në katër ndeshjet e tyre të fundit, mirëpo ata kanë ditur shpesh herë të shkaktojnë probleme për Djajtë e Kuq.

Transferimi i Bruno Fernandes në mesfushën e United, ka ndikuar shumë në paraqitjet e tyre këtë sezon. Ai po vazhdon që të shënoi dhe të asistoi pothuajse në shumicën e ndeshjeve në të cilat po starton.

Në anën tjetër, lojtari Adama Traore ka mbushur 1 vit pa shënuar gol në Premierligë. Nuno po lufton për Evropa Ligë këtë sezon dhe për momentin janë të pozicionuar në vendin e 11-të, e me një fitore eventuale do të vendoseshin dy pozita më lartë në renditjen tabelore.

Formacioni i mundshëm i Manchester United

De Gea; Tuanzebe, Bailly, Maguire, Telles; Matic, Pogba; Greenwood, Fernandes, Martial; Cavani.

11-shja e mundshme e Wolverhampton Wanderes

Patricio; Semedo, Coady, Saiss, Ait-Nouri; Neves, Moutinho; Adama, Podence, Neto; Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat