Brdariç: Ndaj Tiranës, ndeshje historike

Futboll

Brdariç: Ndaj Tiranës, ndeshje historike

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:34
Brdariç: Ndaj Tiranës, ndeshje historike

Në prag të klasikes së futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç, foli në konferencë për shtyp, ku theksoi se Vllaznia do të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj. Ai konfirmoi gjithashtu mungesë e Da Silvas.

Do të ishte bukur ta mbyllnit vitin me fitore…

Deri tani kemi luajtur në maksimumin tonë, kemi dhënë gjithë fuqinë dhe forcën tonë dhe besoj se nesër do të bëjmë të njëjtën gjë dhe do të jetë i njëjti rezultat.

Dede ka “uruar” që Vllaznia të provojë fatin si në ndeshjen e fazës së parë…

Do të luajmë maksimumin e fuqive tonë, njësoj siç bëmë me Skënderbeun në ndeshjen e fundit, ku fituam 5-1. Korçarët janë ekip i mirë, por rezultati ishte i tillë. Kemi edhe 24 orë kohë në përgatitjen e ndeshjes me Tiranën. Nuk kam asnjë mesazh për trajnerin Dede, secili ka idenë e vet. Është një ndeshje historike e rëndësishme dhe të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk kam asgjë specifike për t’i thënë trajnerit.

Cila do të jetë skema e Vllaznisë?

Ngarkesa ka bërë të vetën. Da Silva nuk do të jetë, sepse ka një dëmtim. Pjesa tjetër do të jetë e njëjtë

Mungon edhe Dunga, kush do ta marrë përsipër shënimin e golit?

Për secilin lojtar që mungon ndjejmë keqardhje. E përshëndes Dungën, ai është i rëndësishëm.

Merkatoja e Vllaznisë?

Ka disa deklarime, Lekaj është larguar në Kosovë. Isufaj nuk e di se ku do shkojë. Jemi përqendruar vetëm te dueli me Tiranën dhe më pas të ulemi të bëjmë bilancin.

Dëshira për vitin e ri?

Të vijojmë të njëjtën rrugë që kemi nisur. Shëndeti i lojtarëve dhe i të gjithëve që merren me këtë punë ka rëndësi. Këtë punë duhet të vijojmë. Falenderoj të gjithë, mediat, Xhaferin, Voltanën, Suadin dhe gjithë ndihmësit e mi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat