Martinit nuk i del inati me arbitrat

Futboll

Martinit nuk i del inati me arbitrat

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Martinit nuk i del inati me arbitrat

Teutën e pret ditën e nesërme një ndeshje e vështirë, teksa kundërshtar do të ketë ekipin e Kukësit. Të dyja skuadrat ndajnë të njëjtat pikë në renditje dhe synimet këtë sezon i kanë të njëjta, titullin kampion.

Durrsakët kanë vuajtur për të gjetur rrugën e rrjetës dhe fitoret deri më tani dhe për këtë gjë një pjesë të fajit e kanë edhe arbitrat, të paktën këtë mendim ka trajneri Edi Martini. Shkodrani i stolit të Teutës ka folur në konferencën për shtyp një ditë përpara ndeshjes, ku nuk i del inati me arbitrat, pasi shprehet se skuadrës së tij i mungojnë 10 pikë nga gjykimi i gabuar.

“Më vjen keq për pikët, më vjen keq edhe për djemtë që japin maksimumin dhe janë të përkushtuar në stërvitje dhe ndeshje. Më vjen keq për pikët dhe mënyrën se si i lëmë.

Fushat janë asnjanëse, pasi nuk ka tifozë. Po luajmë në fusha neutrale praktikisht, por i kërkojmë fitoret me ngulm dhe ndoshta bëhemi pak nervozë.

Pa harruar, sikurse e kam thënë më parë, ne na kanë mohuar penallti të pastra. Që kur ka nisur kampionati kemi pasur pretendimet tona. Kur bëhen disa herë gabime, shtohet edhe ngërçi psikologjik, dhe lihen pikët. Ata kanë bërë gabime, nuk them se janë të qëllimshme, dhe ne na mungojnë 10 pikë, me të cilat do të ishim të parët“, ka deklaruar ndër të tjera Edi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat