Werder Bremen mund të jetë zgjidhja e përkryer

Futboll

Werder Bremen mund të jetë zgjidhja e përkryer

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:05
Werder Bremen mund të jetë zgjidhja e përkryer

Sipas mediumit 90min.com, Milot Rashica është pikërisht lojtari që i mungon Aston Villës dhe ai që do ndihmonte që skuadra të arrinte diçka të madhe.

Në analizën për merkaton e janarit dhe futbollistëve që duhet të transferojnë të gjitha skuadrat nga ky medium është përmendur edhe emri i Milot Rashicës.

“Villa duket se janë një mesfushor krahu që shënon larg nga bërja e mrekullisë në këtë sezon, Milot Rashica i Werder Bremen mund të jetë zgjidhja e përkryer.

24 vjeçari që ndihet mirë kudo në sulm, shënoi 8 gola dhe asistoi në 7 të tjerë sezonin e kaluar dhe ky është produktiviteti për të cilin skuadra ka nevojë nga një sulmues krahu.

Edhe një sulmues mund të jetë në listën e dëshirave, por të gjithë sytë do të jenë tek Wesley i cili po kthehet nga një lëndim i gjatë”- shkruhet në artikullin e kushtuar merkatos.

Rashica ishte lakuar edhe sezonin e kaluar nga mediat angleze, teksa Werder dhe Aston Villa ishin edhe në negociata për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat