Philippe Coutinho katër muaj jashtë fushe?

Futboll

Philippe Coutinho katër muaj jashtë fushe?

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Philippe Coutinho katër muaj jashtë fushe?

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho mund të mungojë rreth katër muaj pas lëndimit në gju.

Lëndimi i djeshëm i brazilianit me Eibarin doli të jetë mjaftë i rëndë, derisa Barcelona konfirmoi se do i nënshtrohet një operacioni.

Sipas Diario AS, Coutinho do mungojë plotë katër muaj.

Ky lëndim është jo i mirë për katalunasit, që janë pa sulmuesin Ansu Fati që gjithashtu do mungojë për një kohë të gjatë.

Coutinho ka shënuar tri gola dhe dhuruar dy asistime këtë edicion në 14 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat