Liverpool me shumë mungesa në mbrojtje këtë sezon, përballja ndaj United e vështirë

Futboll

Liverpool me shumë mungesa në mbrojtje këtë sezon, përballja ndaj United e vështirë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:10
Liverpool

Në duelin e mbrëmshëm midis Liverpool dhe Newcastle United, këta të fundit arritën që të marrin një pikë ndaj kampionit aktual.

Në anën tjetër, lajmet negative për The Reds nuk mbarojnë me kaq pasi që ata do të jenë edhe pa mbrojtësin Joel Matip për 3 javët e ardhshme.

Pas Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, tani Jurgen Klopp nuk do të ketë në dispozicion as Matipin.

Zgjidhja e problemeve në mbrojtje për 53 vjeçarin do të jenë të rinjtë e skuadrës, lojtarë sikurse Rhys Williams dhe Nathaniel Phillips. Gjithashtu, edhe mesfushori defanziv, Fabinho, mund të mbulojë atë pozitë.

Njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme në këtë stinor për Liverpoolin do të jetë përballja më 17 janar ndaj Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat