Shqipëria arrin sukses historik

Futboll

Shqipëria arrin sukses historik

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:30
Shqipëria arrin sukses historik, mbyll Ligën e Kombeve në vendin e parë në grup

Shqipëria arrin sukses historik, mbyll Ligën e Kombeve në vendin e parë në grup

Ndonëse në një grup me kundërshtarë modestë si Kazakistani, Bjellorusia dhe Lituania, kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja ia dolën ta mbyllin edicionin e dytë të Nations League në vendin e parë në grup.

Tekniku italian u përball me telashe të shumta dhe listat që i fironin para çdo ndeshjeje për shkak të koronavirusit, megjithatë bëri të debutojnë disa emra të rinj si Broja, Doka, Laçi, Kallaku, Çepele, etj., të cilët treguan se janë gati të marrin më shumë përgjegjësi në të ardhmen.

Kuqezinjtë zhgënjyen në përballjen ndaj Lituanisë në “Air Albania”, ku humbën me rezultatin minimal 0-1, por gjithsesi ia dolën që të grumbullojnë 11 pikë dhe ta mbyllin të parët në grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat