Sociedadi triumfon në Bilbao

Futboll

Sociedadi triumfon në Bilbao

Nga: K.Goca Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Sociedadi triumfon në Bilbao

Skuadra e Sociedadit ka shënuar fitore të madhe në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj Athletic Bilbaos, në kuadër të javës së 16-të të Kampionatit të Spanjës. 

Në fillim të ndeshjes u përcaktua fituesi duke iu falënderuar golit të Portus. 

Vendasit u orvatën deri në fund por nuk arritën që të barazojnë rezultatin. 

Sociedad importon tre pikë të mëdha dhe përmbylli vitin me mjaft sukses. 

Sociedad renditet në vend të katërt me 29 pikë, ka tri ndeshje më shumë dhe 6 pikë me pak se lideri Atletico Madridi, ndërsa Bilbao zë pozitën e 12-të me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat