Zidane tregon arsyen përse dështoi Reali

Futboll

Zidane tregon arsyen përse dështoi Reali

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:58
Zinedine Zidane

Pas disa fitoreve radhazi, Real Madridi është ndalur në barazim ndaj Elches në La Liga.

“Los Blancos” kishte disa raste për shënim por nuk arriti që të finalizonte duke marrë vetëm 1 pikë ndeshjen e fundit për vitit 2020.

Tekniku francez në njëfarë mënyre kritikoi lojtarët që nuk arritën të shfrytëzonin mundësitë.

“Krijuam shumë shanse në pjesën e parë dhe kishim mundësi të shënojmë golin e dytë. Goli i dytë do të na lejonte të ishim më të qetë, por nuk arritëm ta shënonim pavarësisht rasteve të shumta. Ata më pas barazuan dhe gjithçka u bë më e vështirë, pasi në mbrojtje kundërshtari ishte shumë i fortë”, u shpreh Zizu.

“Erdhëm në këtë ndeshje pas disa paraqitjeve të mira… ”, përfundoi Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat