Rashica merr një superlajm

Futboll

Rashica merr një superlajm

Më: 1 janar 2021 Në ora: 13:35
Rashica merr një superlajm

Milot Rashica nuk e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin aktual me Werder Bremenin.

Futbollisti vushtrrias ka qenë i penalizuar tejmase nga lëndimet e shpeshta.

Reprezentuesi i Kosovës momentalisht është i lënduar dhe ende nuk dihet saktë se kur do të rikuperohet.

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka dhënë një lajm të mirë për Rashicën në konferencën e sotme për shtyp.

Ai ka thënë se "gjërat po duken mirë" për Rashicën.

"Gjërat po duken mirë për Milot Rashicën. Duket se mund të luajë kundër Augsburgut", deklaroi trajneri gjerman.

Ndeshja Weder Bremen - Augsburg luhet më 16 janar në Bundesliga, derisa kjo datë duket se do të jetë kur Rashica të rikthehet në aksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat