Real vazhdon bisedimet për Alaban

Futboll

Real vazhdon bisedimet për Alaban

Më: 1 janar 2021 Në ora: 18:20
David Alaba

Real Madrid pritet që të intensifikojë bisedimet me mbrojtësin e majtë të Bayern Munich, David Alaba.

Real Madridi shpreson që t’i konkludojë bisedat e tyre me mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba këtë javë, ka shkruar Marca.

Austriaku është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Bayernin dhe tani është i gatshëm për të nënshkruar parakontratë me klubet e huaja.

Alaba besohet është gati që të lëvizë në drejtim të gjigantëve spanjoll, që do të thotë se marrëveshja mund të zyrtarizohet shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat