Manchester United të bindur në transferimin e Jadon Sancho

Futboll

Manchester United të bindur në transferimin e Jadon Sancho

Më: 2 janar 2021 Në ora: 12:52
Manchester United të bindur në transferimin e Jadon Sancho

Manchester United raportohet se po tenton të transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi për më pak se 100 milionë euro.

Djajtë e Kuq tentuan të transferonin anësorin anglez në verën e vitit të kaluar, mirëpo skuadra gjermane kërkonte rreth 120 milionë.

United refuzoi të paguante atë shumë dhe u tërhoq nga gara përkohësisht, mirëpo ata janë rikthyer sërish.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bordi i klubit që transferimi i Sanchos të mbyllet në verën e këtij viti.

Forma e lojtarit ka pësuar rënie në këtë sezon, andaj klubi anglez e di se mund të transferojë atë nën shumën e 100 milionë eurove.

Por, në garë për Sanchon janë edhe skuadra si, Chelsea, Liverpool, Real Madrid dhe Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat