Granit Xhaka: Ftohtë? Po çfarë ftohti bre!

Futboll

Granit Xhaka: Ftohtë? Po çfarë ftohti bre!

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:50
Granit Xhaka: Ftohtë? Po çfarë ftohti bre!

Duket se Granit Xhaka s’u mërdhi në një natë të ftohtë me borë të dendur në Hawthorns, në fitoren e Arsenalit kundër West Bromit.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit Xhaka është i lumtur me mënyrën sesi e ka nisur vitin e ri 2021.

Topçinjtë e patën një periudhë të shkëlqyer festive, pasi fitoret kundër Chelseat dhe Brightonit e shukatën temën e betejës së mbijetesës në Premierligë për Arsenalin.

Dhe tani pas fitores 4:0 kundër West Bromit të shtunën, Arsenali është ngjitur në pozitën e 11-të në renditjen tabelore dhe është vetëm gjashtë pikë larg vendit të tretë.

Në një natë me borë në Haëthorns, Kieren Tierney, Bukayo Saka shënuan nga një herë dhe Alexandre Lacazette dy herë për triumfin mbresëlënës të skuadrës së Artetës.

Xhaka, i cili luajti 90 minuta të plotë dhe ishte ndër meritorët që Arsenali nuk pranoi gol as këtë ndeshje, është shprehur i lumtur për mënyrën sesi e ka nisur vitin e ri.

“Ftohtë, çfarë ftohti?! E nisëm vitin tamam siç duhet”, shkroi Xhaka në Instagram.

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës i ka zhvilluar 13 ndeshje deri tani këtë sezon në Premierligë.

Pas një kohë të vështirë dhe plot kritika për kartonin e kuq kundër Southamptonit në fillim të dhjetorit, si pasojë e të cilit edhe mungoi një ndeshje, Xhaka është rikthyer fuqishëm.

Ai shënoi në fitoren kundër Chelseat dhe më pas luajti rol kyç në dy fitoret e Arsenalit pa pësuar gol në dy ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat