“Haaland nuk është gati për Real Madridin”

Futboll

“Haaland nuk është gati për Real Madridin”

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:48
Erling Haaland

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, e ka pranuar se një ditë, Erling Haaland do të largohet nga klubi gjerman, por beson se ende nuk është gati për të bërë një hap tutje në karrierë.

Real Madridi interesohet për sulmuesin norvegjez, por Watzke thotë se i duhet kohë për të luajtur në një klub si Los Blancos.

“Nëse Erling do të na lërë, do ta bëjë për të shkuar në një klub më të madh, ende nuk është gati për këtë, që të shkojë në një klub si Real Madridi, për shembull, duhet të jetë futbollist i klasit botëror”, tha Watzke.

Ai ka këshilluar Haalandin të shkojë hapave të Robert Lewandowskit, që u largua nga Borussia Dortmundi vetëm kur u rrit shumë si lojtar dhe u konsiderua në mesin e sulmuesve më të mirë në botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat