Vazquez refuzon ofertën e parë të Real Madridit

Futboll

Vazquez refuzon ofertën e parë të Real Madridit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:32
Lucas Vazquez

Lojtarët e Real Madridit, si Luka Modric, Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez në fund të sezonit do jenë të lirë.

Kroati ka arritur marrëveshje që të rinovojë për një tjetër sezon, derisa Vazquez që këtë edicion ka qenë titullarë nuk ka pranuar.

Thuhet se spanjollin nuk e ka bindur kontrata e ofruar, njësoi si Ramosin.

Tani Reali do vendos nëse do i pranojë kushtet e Vazquezit, derisa trajneri Zinedine Zidane dëshiron të vazhdojë ta mbajë në skuadër.

Interesim për Vazquez në të kaluarën kanë shprehur disa klube, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat