Juventusi synon rikthimin e Quagliarellas!

Futboll

Juventusi synon rikthimin e Quagliarellas!

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:33
Juventusi synon rikthimin e Quagliarellas!

Andrea Pirlo kërkon përforcime.

Nëse për mesfushën Juventusi do të tentojë goditjen e madhe që mban emrin e Paul Pogba, në sulm Paratici po synon emra loë -cost.

Pas Olivier Giroud, Graziano Pelle e Fernando Llorente, në skenë ka dalë një tjetër emër i njohur në ambientin bardhezi pasi bëhet fjalë për një futbollist që ka mbajtur veshur fanellën e Juventusit në të shkuarën dhe është në vitet e fundit të karrierës si futbollist.

Emri më i lakuar është ai i Fabio Quaglliarelas i cili edhe pse 37-vjeç vazhdon të shënojë me një frekuencë të frikshme në Serie A, krahasuar me moshën që ka.

Quagliarella ka qenë pjesë e Juves nga 2010-ta në 2014-ën me të cilët numëron 102 paraqitje mes kampionatit dhe Kupave dhe ka shënuar 30 gola, ndërsa ka fituar dhe 5 trofe 3 kampionate dhe 2 Superkupa. Si zëndës të Moratës, Pirlo do pikërisht Quagliarellan që në fund të janarit do të mbushë 38-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat