Roma e synon futbollistin turk

Futboll

Roma e synon futbollistin turk

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:08
Roma e synon futbollistin turk

Roma po synon transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, turkut Zeki Çelik ka njoftuar “Sky Sport Italia” të martën.

Bëhet e ditur se Roma tashmë ka nisur negociatat me Lillen pasi po dëshiron të sigurojë shërbimet e 23-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.

Lille për ta lënë të lirë Çelikun këtë muaj po kërkon 15 milionë euro, dëmshpërblim të cilin Roma është e gatshme të paguajë.

Çelik po shihet si përforcim i duhur te ekipi italian për krahun e djathtë pas paraqitjeve të mira që ka treguar te ekipi francez këtë edicion.

Në 15 paraqitje, ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar po aq herë. Çelik ka kontratë me Lillen deri në vitin 2023 kurse ka edhe 18 ndeshje me Turqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat