Idrizaj: Apolonia nuk duhet nënvlerësuar

Futboll

Idrizaj: Apolonia nuk duhet nënvlerësuar

Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:01
Idrizaj: Apolonia nuk duhet nënvlerësuar

Partizani ka rinisur stërvitjen prej disa ditësh në kuadër të sfidës së parë për këtë vit 2021. Të shtunën demat do të presin Apoloninë, një takim që nuk duhet nënvlerësuar. Me vlerësimin për çdo kundërshtar i afrohet kësaj ndeshjeje Hektor Idrizaj. Vlonjati pretendon më të mirën dhe këshillon për vëmëndje maksimale.

Në 12 ndeshjet e para paraqitjet e demave kanë qënë tërësisht pozitive. Në fillim të sezonit edhe vetë mbrojtësi ishte skeptik ndërsa tashmë është i kënaqur me performancat e skuadrës.

Rihapja e merkatos pas vendimit të gjykatës së Lozanës shihet edhe nga lojtarë si një mundesi shumë e mirë për të shtuar konkurencën në ekip dhe për të shpërndarë ngarkesën.

Objektivi i Partizanit ende është i pacaktuar zyrtarisht, megjithatë sa më e mirë të jetë vazhdimësia aq më lartë vendoset qëllimi.

Paraqitja e Hektor Idrizajt në këtë sezon ka qënë mjaft e mirë, 31-vjeçari tregon ndryshimin në krahasim me edicionin e shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat