Maradona Jr: Dua të zbuloj të vërtetën e testamentit të babait tim

Futboll

Maradona Jr: Dua të zbuloj të vërtetën e testamentit të babait tim

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:02
Maradona Jr: Dua të zbuloj të vërtetën e testamentit të babait tim

Ende ekziston një mister i madh për trashëgiminë e Diego Armando Maradonës, pas fjalëve të lëshuara nga Sebastian Baglietto, i emëruar administrator i trashëgimisë së “Pibe de Oro”. “Trashëgimia më e bukur e Maradonës? Gëzimi që i dha botës”, – deklaroi ai disa ditë më parë.

Dhe mbase kjo është e vetmja trashëgimi, duke pasur parasysh se, sipas asaj që u bë e ditur nga avokati Matias Morla, ish-kapiteni i Napolit kishte lënë vetëm tri makina në testamentin e tij. Me bagazhet tashmë të paketuara dhe fluturimin të konfirmuar, Diego Armando Maradona Jr është gati të niset për në Argjentinë dhe të sqarojë çështjen.

Nëse autoritetet shëndetësore e lejojnë, ai do të niset të shtunën për në Buenos Aires.

 “Qëllimi kryesor i udhëtimit është t’i them lamtumirë babait, – tha ai në një intervistë me “Mattino”, – pasi nuk isha i pranishëm në varrimin e tij”. Por, djali i Maradonës me Cristiana Sinagra, gjithashtu dëshiron të bëjë një vlerësim të situatës me vëllezërit dhe motrat e tij: “Unë kam një avokat në Argjentinë, Luis Enrique Rey, me të cilin flas deri pesë herë në ditë. Kam besim të plotë tek ai dhe është i vetmi që mbron situatën time nga pikëpamja ligjore. Edhe unë u befasova nga fakti që deri më tani, avokati Morla ka deklaruar vetëm tri vetura si pjesë e pasurisë së babait. Ka shumë anë të errëta, dua ta shoh qartë situatën”.

Secili prej fëmijëve të “Pibe de Oro” ka përfaqësuesin e tij ligjor. “Babai kishte një natyrë melankolike, – shtoi ai. – Ndonjëherë rastiste të fliste me ne për vdekjen.

Gjithmonë thoshte se do ta linte gjithçka nga pasuria për ne, fëmijët”. Për këtë arsye, fakti që Morla pretendon se nuk ka lënë tradhëgimi, tingëllon shumë e çuditshme për Diego Jr: “Për mua është e kundërta”. Udhëtimi në Argjentinë duhet gjithashtu ta sqarojë këtë: “Unë kam ndërmend të kuptoj pse Morla nuk i nxjerr letrat që zotëron. A duket e mundur që babai të ketë lënë si pasuri vetëm tri makina?".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat