Trajneri Flick i mbron dhe tregon problemin

Futboll

Trajneri Flick i mbron dhe tregon problemin

Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:26
Trajneri Flick i mbron dhe tregon problemin

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Borussia Monchengladbach, trajneri i Bayern Munchen Hansi Flick gjithashtu sqaroi çështjen në lidhje me merkaton e verës, e cila nuk duket se ka qenë emocionuese duke gjykuar nga paraqitjet e afrimeve të reja, nga Marc Roca te Douglas Costa, nga Leroy Sané te Bouna Sarr:

“Unë shpesh kam shpjeguar arsyet pse njëri ose tjetri kishin vështirësi fillestare.

Ekipi ka një filozofi të guximshme të lojës dhe luan me intensitet të lartë.

Kjo kërkon një nivel të lartë të gatishmërisë. Ata janë të gjithë profesionistë, secili ka një histori pas tij.

Për lojtarët e rinj duhet thënë se ata arritën relativisht vonë, sidoqoftw ne jemi të parët në renditje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat