Inter ka një strategji për zëvendësimin e Lukaku

Futboll

Inter ka një strategji për zëvendësimin e Lukaku

Më: 7 janar 2021 Në ora: 22:29
Romelu Lukaku

Skuadra italiane, Inter, ka një strategji të veçantë në afatin kalimtar të janarit për të marrë zëvendësuesin e Romelu Lukaku.

Humbja e fundit ndaj Sampdoria ka evidentuar nevojën për një zëvendësim të Romelu Lukaku, pasi që mungesa e tij la shumë hapësira në sulmin e “Nerazzurrëve”.

Sipas artikullit të ekspertit italian, Alfredo Pedulla, i cili shkroi një artikull në “LaGazzettadelloSport”, edhe sulmuesi Andrea Pinamonti është më shumë afër Benevento. Një objektiv i mundshëm është Graziano Pelle, për të cilin është raportuar se një rikthim i mundshëm në Itali mund të ndodhë, por italiani është tashmë 35 vjeçar, dhe propozimi për një nënshkrim vetëm gjashtë mujor nuk duket se i pëlqen lojtarit.

Propozimi i dytë është Eder, i cili ishte pjesë e klubit më herët, ai është 34 vjeçar, mund të jetë një opsion i mirë. Ndërsa, opsioni më i mirë, do të ishte sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud, i cili është duke u kërkuar edhe nga Juventus, këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri, Andrea Pirlo.

Por objektiv mbetet shitja e Eriksen dhe të arkëtohen para nga shitja e danezit, objektiv i tretë është edhe futbollisti i Parma, Gervinho, i cili pëlqehet nga Antonio Conte. I njejti mbetet edhe Papu Gomez, i cili duket se do largohet nga Atalanta pas problemeve të shumta. Por, gjithçka varet nga shitja e Eriksen, për të cilin nuk ka bërë askush ofertë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat