Laçi-Kukësi, premton shkëndija edhe këtë herë!

Futboll

Laçi-Kukësi, premton shkëndija edhe këtë herë!

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:21
Laçi-Kukësi, premton shkëndija edhe këtë herë!

Një sfidë që gjithmonë ka patur rivalitet mes dy skuadrave, por mbi të gjitha një përballje që këtë herë vjen dhe midis të barabartësh dhe me shpresën për të nisur një vazhdimësi rezultatesh pozitive në një kampionat që deri në këto çaste si për Laçin ashtu dhe për Kukësin ka patur shumë luhatje.

Do të jetë dhe një përballje e Shpëtim Duros me ish ekipin e tij sezonin e kaluar, dhe ndoshta një motiv më tepër për të shtuar rivalitetin sikur të mos mjaftonte dhe objektivat e njëjtë në këtë sezon.

Kukësi në krizë rezultatesh nuk do ta ketë ndeshjen më të thjeshtë të mundshme, ndërsa 24 orë më parë njoftoi dhe largimin e Kenan Horicit nga ekipi. Sfidat me Laçin, që vitin e mbylli me një fitore super ndaj Partizanit kanë patur gjithmonë një rivalitet të jashtëzakonshëm dhe kjo e kësaj të shtune do të jetë e ngjashme gjithashtu.

Megjithatë duhet parë se si do të shkojnë gjërat në këto 90 minuta, në një ndeshje ku vështirë se do të bëhet kompromis tjetër përjashto fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat