Interi ndjek me vëmendje lojtarin e Lazios

Futboll

Interi ndjek me vëmendje lojtarin e Lazios

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:30
Interi ndjek me vëmendje lojtarin e Lazios

Inter është gjithnjë e më e përfshirë në merkato për të gjetur një zëvendësues ideal për Romelu Lukakun.

Pas shumë sondazheve për Zhirunë, Zhervinjon, Eder, Milik, tani vjen një emër tjetër që s’duhet lënë pas, si ai i Felipe Kaisedos.

Sulmuesi i Lazios i cili ka prishur çdo marrëdhënie me drejtuesit e klubit bardhekaltër, është vendosur në merkato dhe po shqyrton mundësitë e largimit.

Ekuadoriani 32-vjeçar është ndjekur me vëmendje dhe nga klubi i Fiorentinës, por nëse ai do të zgjidhte do të vendoste për zikaltërit e Antonio Kontes që nuk do t’i thonte “JO” një transferimi të mundshëm.

Kaisedo ka treguar se është një vlerë e shtuar për sulmin pas golave të rëndësishëm që ka realizuar me lacialët si titullar por edhe si një rezervë luksi që Antonio Konte e vlerëson shumë.

Kartoni i tij vlen 8 milionë euro dhe nuk dihet nëse klubi zikaltër do t’a derdhë menjëherë atë shumë në arkaty e klubit të Klaudio Lotitos apo do të përfshijë ndonjë lojtar në tratativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat