Lampard konfirmon mungesat ndaj Morecambe

Futboll

Lampard konfirmon mungesat ndaj Morecambe

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:15
Frank Lampard

Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, ka konfirmuar mungesat në ndeshjen ndaj Morecambe që do të luhet në kuadër të FA Cup.

Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, ka konfirmuar se ai do të jetë pa tre lojtarë në ndeshjen ndaj Morecambe në kuadër të FA Cup që do të luhet nesër.

Anglezi konfirmoi se Reece James, Andreas Christensen dhe N’Golo Kante do të jenë jashtë kësaj sfide.

“Unë nuk do të flas për formacionin startues ndaj Morecambe, por Reece James është jashtë kësaj ndeshje edhe pse ai do të stërvitet me ne nesër, por loja vjen shumë herët për të”, tha ai.

“Njësoj edhe me Andreas Christensen dhe N’Golo Kante, të cilët janë gjithashtu jashtë me një lëndim të vogël në këmbë”, shtoi ai.

Problemi me Christensen erdhi nga një përplasje që pati me, Jack Grealish, i cili e la danezin të lënduar në barazimin ndaj, Aston Villa me rezultatin, 1-1 në “Stamford Bridge” në 28 dhjetor.

“Lëndimi ishte absolutisht nga ai moment në ndeshjen ndaj Villa dhe ndoshta kishte një reagim tipik të ditëve moderne, kur Andreas u mundua të qëndrojë, por ai është u lëndua”, tha Lampard.

“Lëndimi nuk është shumë i keq, gjë që është një lajm i mirë kështu që, ai do të kthehet në stërvitje me ne nesër”, përundoi Frank Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat