Ramos nis bisedimet me klubin mbretëror

Futboll

Ramos nis bisedimet me klubin mbretëror

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:26
Ramos nis bisedimet me klubin mbretëror

Situata për të ardhmen e Sergio Ramosit me kampionët e Spanjës, Real Madridin ka nxitur shumë debate kohëve të fundit në media të ndryshme spanjolle dhe jo vetëm.

E ardhmja e kapitenit të “Los Blancos” mbetet në pikëpyetje, me spanjollin që i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të mbetet lojtar i lirë.

Por, në bazë të asaj që raportojnë mediat në Spanjë, drejtuesit e klubit madrilen kanë ndryshuar ofertën për Ramosin duke bërë kështu që bisedimet të rinisin për një rinovim të mundshëm.

Për Sergio Ramosin kanë shprehur interesim skuadra të mëdha angleze, Liverpooli, Man United dhe Man City.

Ramos është pjesë e Real Madridit që nga viti 2005 kur u largua nga Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat