Dëshiron largimin nga bardhezinjtë

Futboll

Dëshiron largimin nga bardhezinjtë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 18:32
Dëshiron largimin nga bardhezinjtë

Dëshiron largimin nga bardhezinjtë, klubi i madh spanjoll vendos në shënjestër lojtarin e Juventusit

Merih Demiral mund të largohet në këtë sesion të merkatos nga Juventusi, për arsye të minutazhit të pakët të tij, dhe për dëshirën për të qenë prezent në Kampionatin Europian që do të mbahet këtë verë.

Sipas medias spanjolle “TodoFichajes.com”, Reali i Madridit ka vendosur në shënjestër mbrojtësin turk me Zinedin Zidanin që e pëlqen shumë duke parë karakteristikat e tij.

Nuk dihet ende e ardhmja e tij, por Demiral e ka shprehur prej kohësh dëshirën e largimit nga kampionët në fuqi të Italisë pasi ka mjaft dëshirë të jetë protagonist me Turqinë e tij në Europian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat