Klopp projekton transferimin e Mbappes – Liverpooli i gatshëm t’ia ‘dhurojë’ francezin trajnerit gjerman

Futboll

Klopp projekton transferimin e Mbappes – Liverpooli i gatshëm t’ia ‘dhurojë’ francezin trajnerit gjerman

Më: 10 janar 2021 Në ora: 07:48
Jurgen Kloppi

Jurgen Kloppi është i vendosur që të transferojë Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germaini.

Ylli francez në disa intervista e ka pranuar se loja që bënë Liverpooli nën urdhrat e trajnerit gjerman, e tërheq mjaftë shumë atë.

Sipas Daily Express, Klopp dëshiron që të transferojë Mbappen, duke e bërë atë lojtarin kryesor të skuadrës së tij.

Liverpooli tashmë e ka parë se çfarë mund të bëjë gjermani me pak transferime, e që mund t’i realizojnë dëshirën e transferimit të fituesit të Kupës së Botës.

Por, klubi anglez e di se nuk do të jetë e lehtë të marrë Mbappen, pasi në garë për të është e Real Madridi.

Në anën tjetër është edhe PSG-ja që nuk dëshiron ta lëshojë aq lehtë lojtarin që të largohet nga Parku i Princave.

Në këtë rast, Mbappe do të përcaktojë të ardhmen e tij se u dëshiron të transferohet, apo edhe të qëndrojë te kampioni i Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat