Milani nuk i ndahen telashet

Futboll

Milani nuk i ndahen telashet

Më: 10 janar 2021 Në ora: 19:06
Milani nuk i ndahen telashet

Milani është duke menduar për sfidën ndaj Torinos në Kupën e Italisë, por trajneri Stefano Pioli duhet të bëjë pa disa futbollistë sërish dhe së fundmi janë dëmtuar Tonali, Brahim Diaz dhe Leao, edhe pse me probleme shumë më të vogla.

Natyrisht, është kthyer Ibrahimovic dhe Calhanoglu menjëherë, ndërsa pritet që për sfidën ndaj Cagliarit të kthehen Saelemaekers dhe Bennacer në mesfushë.

Ndërkohë, Leao ka pasur dëmtim në gishtin e madh të këmbës, kurse Diaz dhe Tonali hematoma.

Pioli shpreson megjithatë t’i rikuperojë për ndeshjen e ditës së martë në Kupën e Italisë, në “San Siro”, ndaj Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat