​I pafat Witsel, përfundon sezoni për të

Futboll

​I pafat Witsel, përfundon sezoni për të

Më: 10 janar 2021 Në ora: 20:27
Axel Witsel

Axel Witsel e ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë kohore, ka njoftuar Borussia Dortmundi.

Reprezentuesi belg luajti gjatë pjesës së parë të fitores së Dortmundit 3-1 kundër RB Leipzig në Bundesliga të Shtunën.

Dortmundi konfirmoi shkallën e dëmtimit të Witselit të Dielën dhe, megjithëse një afat nuk është vendosur për rikthimin e tij, ka shumë të ngjarë që 31-vjeçari të humbasë pjesën tjetër të sezonit.

Raportet në Belgjikë gjithashtu sugjerojnë që Witsel është në dyshim për Euro 2020 (i shtyrë për vitin 2021), i cili pritet të fillojë më 11 qershor, përcjell KosovaPress.

Në njoftimin zyrtar të klubit gjerman thuhet: "Lajme jo të mira. Axel Witsel pësoi një lëndim në tendin e Akilit gjatë ndeshjes së djeshme dhe do të qëndrojë jashtë për një periudhë të gjatë kohore.”

"Të gjithë i urojmë Axelit një shërim të shpejtë dhe të suksesshëm.", përfundon njoftimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat