​Roma dhe Interi ndahen në paqe, Milani “fërkon duart”

Futboll

​Roma dhe Interi ndahen në paqe, Milani “fërkon duart”

Më: 10 janar 2021 Në ora: 20:36
Ilustrim

Derbi kryesor i xhiros së 17-të në Serie-A ndërmjet Romës dhe Interit, i zhvilluar të Dielën në “Olimpico” ka përfunduar pa fitues.

Rezultati përfundimtar ishte 2-2 edhe pse në pjesën e dytë u zhvillua një lojë shumë e hapur dhe kishte raste të shumta për shënim nga të dy palët.

Roma kaloi në avantazh pas 17 minutave lojë me anë të golit të Pellegrinit dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Interi e nisi furishëm pjesën e dytë dhe realizoi dy gola të shpejtë në minutat 56’ dhe 63’ përmes Skriniar dhe Hakimit.

Kur po mendohej se Interi do të merrte tri pikë të reja, në skenë doli Mancini i cili barazoi rezultatin në minutën e 86’.

Ky barazim më së shumti i konvenon Milanit që tashmë kryeson renditjen tabelare më 40 pikë, tri më shumë se Interi (37).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat