Basaksehir shumë afër të kompletojë transferimin e yllit të Milanit

Futboll

Basaksehir shumë afër të kompletojë transferimin e yllit të Milanit

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:40
Basaksehir

Basaksehir është duke provuar transferimin e mbrojtësit të AC Milanit, Leo Duarte.

Sipas disa mediave italiane, mes tyre edhe Tuttomercatoweb dhe Calciomercato raportojnë se marrëveshja praktikisht është kompletuar.

Do të jetë huazim për gjashtë muaj, pra deri në fundin e edicionit 2020/21.

Duarte nuk ka arritur të zhvillojë shumë minuta këtë vit me “Rossonerët”, por ka kontratë deri në vitin 2024.

24-vjeçari u transferua nga Flamengo në vitin 2019 për 10 milionë euro, por ka vetëm nëntë paraqitje me emrin e tij në historinë e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat