Ferreira reagon ndaj Sokolit: Isha në Brazil, nuk më besoi

Futboll

Ferreira reagon ndaj Sokolit: Isha në Brazil, nuk më besoi

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:39
Bylbyl Sokoli, Jackson Ferreira

Ish-futbollisti i SC Gjilanit, Jackson Ferreira, është bërë temë e diskutimeve nga mediet vendore pas shkëputjes së kontratës me klubin gjilanas.

Ferreira kishte shkëputur kontratën e tij me SC Gjialnin, por arsyeja nuk dihej deri tani. Ishte vet trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili duke folur për “Dueli Sportiv”, kishte deklaruar se brazilianit iu ndërpre kontrata shkaku se ishte i padisiplinuar.

Sokoli e kishte akuzuar futbollistin se ka munguar në stërvitje pa arsye, dhe e ka sulmuar futbollistin duke thënë se ai është i pa disiplinuar duke ju referuar kartonit të kuq të cilin e morri në Superligë.

Tani, Ferreira ka reaguar ish-trajnerit të tij, duke thënë se aktualisht, ai ishte me pushime tek familja e tij në Brazil.

“Unë isha në Brazil dhe për këtë arsye nuk pata mundësi të marrë pjesë në dy stërvitje, por trajneri nuk më besoi. Ai ishte poashtu shumë i nërvozuar për kartonin e kuq që mora kundër Ballkanit”, tha ai.

“Këtë vit kisha vetëm 10 ditë pushim, unë jam brazilian dhe qëndrova një vit pa parë familjen time. Kur shkova në pushime, u përpoqa të isha në Kosovë më 5 janar, por kisha një problem me testin ndaj COVID-19, kështu që isha dy ditë me vonesë”, tha Jackson Ferreira.

Ai akuzoi Sokolin se nuk i besoi dhe se ai duhej ta fuste vetën në “këpucët e tij”, pasi Sokoli ka familjen në Prishtinë dhe e ka lehtë për ti vizituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat