Odegaardi pranë largimit nga Real Madridi

Futboll

Odegaardi pranë largimit nga Real Madridi

Më: 11 janar 2021 Në ora: 14:24
Martin Odegaardi

Martin Odegaardi nuk po arrin ta gjejë veten te Real Madridi. Mesfushori ofensivë u rikthye te madrilenët pas huazimit te Sociedadi, por nuk ka arritur të lërë gjurmë.

Edhe pse pritej shumë nga ai, Odegaardi nuk ka arritur të luajë shumë këtë edicion nën urdhrat e trajnerit Zidane.

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se drejtuesit e klubit madrilen janë duke menduar huazimin e lojtarit përsëri në janar. 22-vjeçari është duke u kërkuar përsëri nga Sociedadi, por tani interesim për të ka edhe nga kampionate të tjera evropiane.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Odegaardi preferon rikthimin te Sociedadi, me të cilin ekip ka luajtur sezonin e kaluar.

Odegaardi këtë edicion ka luajtur në nëntë ndeshje për Realin, ku nuk ka gjetur asnjëherë golin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat