Davids përjashtohet në ndeshjen debutuese si trajner tek Olhanense

Futboll

Davids përjashtohet në ndeshjen debutuese si trajner tek Olhanense

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:52
Edgar Davids

Trajneri i skuadrës Olhanense, Edgar Davids, është përjashtuar në ndeshjen e tij debutuese për ekipin portugez.

Edgar Davids nuk e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij të parë si trajner tek skuadra Olhanense, kjo pasi ai u përjashtua në ndeshjen e tij debutuese.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0, dhe e gjitha filloi pas fishkëllimës së fundit. Kartoni i kuq erdhi pas një përplasje me trajnerin e skuarës kundërshtare të Lusitano, Jose Bizzaro.

Davids ishte aq i inatosur nga përjashtimi i tij sa nuk u paraqit në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Presidenti i Olhanense, Luis Torres ishte po aq mllefosur nga vendimi i gjyqtarit

“Gjyqtari donte të bëhej protagonist. Do ishte lajm i mirë për të ardhmen për t’u thënë fëmijëve të tij se ai dikur e dërgoi Edgar Davidsin jashtë lojës”, tha ai.

Davids e morri detyrën e trajnerit javën e kaluar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat