Armend Dallku “godet” me dy transferime, përforcohet Dukagjini

Futboll

Armend Dallku “godet” me dy transferime, përforcohet Dukagjini

Më: 11 janar 2021 Në ora: 20:52
Armend Dallku

Skuadra e Dukagjinit duket mjaft serioze që pas ardhjes së trajnerit, Armend Dallku.

Klubi nga Liga e Parë ka filluar stërvitjet tash e një kohë, derisa po bëhet gati për sezonin pranveror të futbollit kosovar në Ligën e Parë.

Skuadra nga Klina e ka marrë seriozisht merkaton e janarit dhe ka bërë disa transferime, të cilat priten të bëhen zyrtare në ditët në vijim.

Media mëson se në radhët e klubit të Dukagjinit do të transferohen dyshja e Onixit, Rinor Kuçi e Endrit Elezaj.

Kuçi luan në pozitën e mbrojtësit, kurse Elezaj në pozicionin e sulmuesit anësor.

Zyrtarizimi i dy lojtarëve pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat