Skënderbeu i prezantoi 4 lojtarët, por ata nuk janë zyrtarisht

Futboll

Skënderbeu i prezantoi 4 lojtarët, por ata nuk janë zyrtarisht

Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:23
Skënderbeu i prezantoi 4 lojtarët, por ata nuk janë zyrtarisht

Skënderbeu i prezantoi 4 lojtarët, por ata nuk janë zyrtarisht pjesë e korçarëve. Shkak bëhet…

Pavarësisht se klubi i Skënderbeut nxitoi për të publikuar katër zyrtarizimet e para, lojtarët të paktën për momentin nuk janë ende zyrtarisht pjesë e Skënderbeut.

Kjo për vetë faktin se nuk janë federuar ende në FSHF si lojtarë të korçarëve. Kjo për arsye se, sikundër bëjnë me dije burime pranë klubit, merkatoja e korçarëve qëndron e mbyllur.

Sistemi TSM është ende i bllokuar nga ana e FIFA-s për shkak të detyrimeve që Skënderbeu kishte karshi francezit Aranaud Guezh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat