Lukaku: Me Juven, ndeshje taktike

Futboll

Lukaku: Me Juven, ndeshje taktike

Më: 13 janar 2021 Në ora: 19:46
Lukaku: Me Juven, ndeshje taktike

Goli i tij me kokë një minutë para përfundimit të kohës shtesë në ndeshjen me Fiorentinën i dha kuakifikimin Interit në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Milanin. Romelu Lukaku, pas suksesit në “Artemio Franchi”, u prezantua para mikrofonëve të Rai-t për intervistën pas ndeshjes:

“Derbi i Italisë? Ne nuk mendojmë për të ardhmen, por vetëm për sot. Jemi të lumtur që kemi fituar ndeshjen e sotme kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, me një trajner të shkëlqyeshëm. Ishte shumë e rëndësishme për besimin tonë”.

Në lidhje me problemet e lojës që shfaqen herë pas here në skuadrën e Contes, “bomberi” belg analizoi:

“Skuadra luan shumë poshtë? Kemi folur për këtë pas ndeshjes me Romën, nuk duhet të ndodhë. Jemi një skuadër e re, duhet të rritemi. Kemi dëshirë të përmirësohemi.”

Të dielën në mbrëmje është përballja e madhe me Juventusin:

“Do të jetë një ndeshje taktike, mes dy skuadrave që bëjnë mirë në fushë. Juventusi është një ekip i madh dhe ka një trajner që po bën mirë. Ne jemi gati dhe duhet të përgatitemi mirë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat