Barcelona kualifikohet me penallti 

Futboll

Barcelona kualifikohet me penallti 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:43
Barcelona kualifikohet me penallti 

Skuadra e Barcelonës falë penalltive kualifikohet në finalen e Superkupës së Spanjës. Barcelona fiton me penallti me rezultat 3:2 ndaj Sociedadit.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundon 1:1 me Sociedadin, që u zhvillua në Cordoba, por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk ka pasur ndryshim rezultati.

De Jong në minutën e 39-të shënon për Barcelonën, por në pjesën e dytë në minutën e 51-të, Oyarzabal nga penalltia u tregua i saktë dhe barazon rezultatin 1:1. Në minutën e 103-të, Adnan Januzaj futet në lojë dhe bëri paraqitje të mirë për Sociedadin.

Barcelona u paraqit pa Lionel Messi, i cili mungoi për shkak të lëndimit.

Penalltitë, për Sociedadin shënuan Merino, Januzaj, ndërsa dështuan Jon, Oyarzabal, Willian Jose dhe për Barcelonën realizuan Dembele, Pjaniç, Puig, kurse dështuan de Jong, Griezmann. Barcelona në finale do ta pret fituesin e takimit Real Madrid - Athletic Bilbao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat