Icardi dhe Neymar i japin Superkupën e Francës PSG-së

Futboll

Icardi dhe Neymar i japin Superkupën e Francës PSG-së

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:58
Neymar

Paris Saint Germain merr hak ndaj Olimpikut të Marsejës në “Trophée des Champions” (Superkupa), kur përballen fituesi i Ligue 1 me atë të Kupës së Frances.

Skuadra që tashmë drejtohet nga Pochettino siguroi trofenë e parë sezonal falë suksesit 2-1 në “Stade Bollaert-Delelis” të Lensit, ku për parizienët shënuan Mauro Icardi në pjesën e parë (39’) dhe Neymar me 11-metërsh pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Marseille arriti të hapte ndeshjen në minutën e 89-të me golin e Payet, por koha e mbetur në dispozicion për skuadrën e Vilas-Boas ishte e pamjaftueshme për të shënuar një gol të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat