Zhgënjen PSV-ja, Alkmaari e mposht në “Philips Stadion”

Futboll

Zhgënjen PSV-ja, Alkmaari e mposht në “Philips Stadion”

Më: 14 janar 2021 Në ora: 00:17
Foto

Vetëm pak ditë pasi i rrëmbeu barazimin Ajaxit në Amsterdam, PSV Eindhoveni zhgënjei në sfidën e shtëpisë përballë Alkmaarit. Skuadra e drejtuar nga gjermani Shmidt u mposht 1-3 në “Philips Stadion”, ku u dorëzua që në pjesën e parë.

Teun Koopmeiners i dha epërsinë me 11-mëtërsh skuadrës mike (31’) para se të shënonte të dytin vetëm tetë minuta më vonë (39’).

Eindhoveni hapi ndeshjen në minutën e 50-të me golin e Max, por në të 90-tën mori goditjen përfundimtare nga Stengs.

Ajaxi ka shansin që të shkëputet në krye me një fitore të mundshme ndaj Twentes këtë të enjte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat