Ndeshja mes Aston Villës dhe Evertonit është shtyrë

Futboll

Ndeshja mes Aston Villës dhe Evertonit është shtyrë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:01
Ndeshja mes Aston Villës dhe Evertonit është shtyrë

Aston Villa ka kërkuar nga Premierliga që të shtyj ndeshjen e tyre ndaj Evertonit të planifikuar për të luajtur të dielën, kjo për arsye të Covid-19.

E gjithë skuadra e parë e Aston Villas dhe i gjithë stafi janë izoluar që nga java e kaluar për shkak se 9 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me virus.

Edhe ndeshja në FA Cup mes Aston Villes dhe Liverpoolit u mendua që do të anulohej, mirëpo Dean Smith pati një ide tjetër duke mbledhur lojtarët e moshave të reja për të luajtur.

Megjithatë, këtë ndeshje e humbën me rezultat 4-1 dhe u eliminuan. Për arsye se nuk duan që fati i njëjtë t’i përcjell sërish, Premierliga ka aprovuar kërkesën e tyre për të shtyrë ndeshjen në një datë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat