Renova synon të përforcohet me një japonez

Futboll

Renova synon të përforcohet me një japonez

Nga: K.Goca Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:56
Renova synon të përforcohet me një japonez

Skuadra shqiptare e futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës, që po lufton për të siguruan ekzistencën në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, synon të përforcohet me një japonez.

“Një ‘bombë’ e vërtetë transferimi nga Tetova. Gjegjësisht, siç thotë informacioni ynë i verifikuar, Renova ndoshta do të forcohet me një lojtar japonez, Ken Akamatsu, një sulmues i cili i ka 25 vjeç.

I lindur në Japoni, ai ka luajtur në Shkollën e të rinjve Joura dhe si profesionist ka luajtur për ekipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Denver, Colorado dhe New Mexico.

Përndryshe, japonezi do të jetë në Tetovë, së pari në një provë njëjavore”, shkruan “Sportmedia".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat