Real Madrid-Athletic Bilbao, sot mësohet kundërshtari i Barcelonës në finale

Futboll

Real Madrid-Athletic Bilbao, sot mësohet kundërshtari i Barcelonës në finale

Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:04
Ilustrim

Superkupa e Spanjës vazhdon sot me gjysmëfinalen e dytë, ku pritet të mësohet finalisti i radhës që do të përballet me gjigantin Barcelona.

“Galaktikët” e Madridit presin në shtëpi “Baskët” e Bilbaos, në kuadër të gjysmëfinales të kësaj gare.

Real Madridi dhe Atheltic Bilbao synojnë t’u rikthehen fitoreve sot, ku ndeshjen e kaluar “Galaktikët” arkëtuan vetëm një pikë në barazimin me Osasunan, ndërsa Bilbao ndeshjen e fundit e kishte kundër Barcelonës, të cilën e humbi me rezultat 3:2.

Vetëm Barcelona e ka fituar këtë garë më shumë se Real Madridi. “Blaugranët” kanë gjithsej 13 finale në të cilat kanë triumfuar, ndërsa klubi madrilen ka arritur ta ngritë trofeun e Superkupës dy herë më pak se rivalët Barcelona, respektivisht 11 trofe.

Athletic rikthehet nga një pushim i gjatë, dhe pritet që të hyjë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Ramos, Varane, Mendy; Casemiro, Kroos, Valverde; Asensio, Benzema, Hazard

Athletic Bilbao (4-4-2): Simon; Capa, Nunez, Martinez, Balenziaga; De Marcos, Vesga, D. Garcia, Muniain; Williams, R. Garcia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat