Bamford me fjalë të mëdha për shqiptarin

Futboll

Bamford me fjalë të mëdha për shqiptarin

Nga: K.G. Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:59
Bamford me fjalë të mëdha për shqiptarin

Sulmuesi i Leeds United, Patrick Bamford, thotë se Ezgjan Alioski është një nga shokët më të mirë të skuadrës me të cilin ka luajtur në karrierën e tij.  Futbollisti shqiptari, Alioski, është anëtar standard i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.  

"Gianni është brilant. Të kesh atë në ekipin tënd është diçka e mahnitshme, ai e transmeton energjinë e tij tek të gjithë ne, me të atmosfera në ekip është në një nivel më të lartë. Ai është një nga ata njerëz që dëshiron të kesh në ekipin tuaj.

Jemi të lumtur që e kemi një shok të tillë të ekipit, edhe pse ndonjëherë e shikonim dhe i thoni vetes se çfarë po bën.

Nëse ai është kundërshtari juaj, nuk është më rasti. Thjesht çmend kundërshtarët tuaj.

Ai flet gjatë gjithë kohës në ndeshje dhe nëse nuk është shoku juaj i skuadrës, ai lehtë mund të futet në kokën tuaj", tha Bamford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat