Refuzoi ftesën e Shqipërisë për Zvicrën, ja kush është shqiptari

Futboll

Refuzoi ftesën e Shqipërisë për Zvicrën, ja kush është shqiptari

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:06
Refuzoi ftesën e Shqipërisë për Zvicrën, ja kush është shqiptari

Nedim Bajrami rrëmbeu skenën në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Napolit, duke i shënuar 2 gola skuadrës së Gatuzos. 21 vjeçari ka lindur në Tetovë, por që fëmijë ka emigruar së bashku me familjen në Zvicër. 

Ai ka debutuar 17-vjeç në Superligën e Zvicrës me Grashopperin. Bajrami ka kaluar në të gjitha kombëtaret e moshave te Zvicra, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e helvetëve në kualifikuese e kampionatit Evropian U21 së bashku me Andi Zeqirin e Bastien Tomën, shkruan panoramasport.

Tetovari ka menaxher vëllain e Xherdan Shaqirit, Erdinin, teksa është në pronësi të Juventusit dhe luan si i huazuar te Empoli.  Mësohet se Bajrami pak muaj më parë e ka refuzuar ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë, teksa dëshiron t’i përkushtohet Zvicrës.

Interes për të ka shfaqur edhe Federata e Futbollit të Kosovës dhe duke qenë se ende nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare me kombëtaren A të Zvicrës, Bajrami ligjërisht mund të ndryshojë ekipin Kombëtar që do të përfaqësojë.

Për sa i përket sfidës së djeshme ndaj Napolit, lojtari më i mirë në fushë, në sfidën e Kupës së Italisë, mes Napolit dhe Empolit u vlerësua pikërisht shqiptari Nedim Bajrami, me notën 7.5:

“Bën gjithçka do mes linjave të mesfushës dhe mbrojtjes së Napolit, duke treguar personalitet dhe një goditje kirurgjikale. Dopietë fantastike me dy goditje balistike, të cilat sigurisht nuk do të kenë mbetur pa tërhequr vëmendjen drejt 21-vjeçarit nga Tetova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat