Tushi huazohet në Ligën e Dytë të Zvicrës

Futboll

Tushi huazohet në Ligën e Dytë të Zvicrës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:44
Tushi huazohet në Ligën e Dytë të Zvicrës

Futbollisti nga Kosova, Tician Tushi është huazuar nga skuadra e tij, Baseli te ekipi i Willit deri në fund të edicionit.

Ish-kampionët e Zvicrës të enjten (sot) e kanë huazuar futbollistin te Willi, skuadër kjo që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit helvetik.

Tushi do të jetë i huazuar deri në muajin qershor të këtij viti, njofton faqja zyrtare e ligës zvicerane.

19-vjeçari, këtë edicion ka luajtur katër ndeshje për Baselin në Superligë.

Sulmuesi është pjesë e U-20 të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat