Haziri në krye të 2 Korrikut 

Futboll

Haziri në krye të 2 Korrikut 

Nga: K.G. Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:55
Haziri në krye të 2 Korrikut 

Klubi i futbollit 2 Korriku nga Prishtina, ka bërë të ditur se, Labinot Haziri do të udhëheq skuadrën e juniorëve.

Lajmi u konfirmua në faqen e skuadrës prishtinase, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B. 

“Drejtimi i skuadrës së juniorëve për 6 muajt e ardhshëm, i është besuar Labinot Hazirit, trajnerit që deri më tani udhëhoqi me shumë sukses grupmoshën U-17. 

Krahas Hazirit si kryetrajner, pjesë e skuadrës do të jetë edhe Ismail Berisha në pozitën e ndihmës trajnerit.

Ndër të tjera, vlen të përmendet se Haziri do të mbajë seancën e parë stërvitore nesër me fillim në ora 13:00, me ç'rast juniorët fillojnë përgatitjet për stinorin pranveror”, njofton 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat